Ergys Arrazi nuk është marrë ende në pyetje. Ai mbahet në burgun e Reçit me statusin e të paraburgosurit.

Sipas autoriteteve gjendja e tij psikologjike është e rënduar. Për këtë arsye dhe nga frika e ndonjë reagimi që mund të vij nga të paraburgosurit e tjerë, Ergys Arrazi është në izolim. Ai nuk ka takuar asnjë nga familjarët e tij. Megjithatë Ergys Arrazi nuk është një emër i panjohur për kartelat e drejtësisë shqiptare. Ai në mars të 2022 është ndaluar për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Por për munges provash u la i lirë në dhjetor të 2022. Gjatë kësaj kohe ai kishte zhvilluar biseda dhe takime me familjen e tij dhe me Alma Arrazin.

‘Në kartelat e shkruara dhe të poseduara në burgun e Reçit përshkruhet edhe dinamika e këtij personi që i nënshtrohet një trajtimi individual sa i përket aftësisë sociale gjithashtu edhe të mënyrës së të menduarit shkruhet në kartelën vetjake. Tregohet si një person që kishte komunikuar në skajp me familjen e tij para edhe me Almën edhe me fëmijët e tij dhe takimet fizike që kishte mbajtur. Ndërkohë që e tregonte dhe e shfaqte marrëdhënien me bashkëshorten e tij në 2022 si të qëndrueshme dhe pa probleme’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Një fakt tjetër që të kujton filmat me dedektivë është edhe hetimi paralele që po zhvillohet. Familja e Ergys Arrazit ka filluar hetimin e vetë për ngjarjen duke kërkuar kamerat e sigurisë në bizneset e zonës.

‘Një hetim i dytë paralel po bëhet edhe nga familjarët e Ergys Arrazit të cilët në disa biznese të cilët janë paraqitur me kërkesën për të këqyrur edhe ata pamjet e kamerave. Në rastin e parë të krijon bindjen se ata po mbledhin prova për të liruar Ergys Arrazin dhe në rastin tjetër të lë të mendosh që edhe ata vetë vetë të kenë bindjen e qartë mbi këtë ngjarje tepër të rëndë në Shqipëri’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Top Channel