Inside Story/ A u kërcënua nga bashkëshorti Alma? Dilema që pritet të zbardhë dëshmia e të dashurës së Erdgysit

15/05/2024 21:56

Sipas prokurorisë, Alma Arrazi ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore nga ana e partnerit të saj Ergys Arrazi, duke prekur rëndë dinjitetin e saj.

‘E rëndësishme është që grupi hetimor të përcaktojë saktësisht ushtrimin e dhunës në familje dhe shkaktimit të vetëvrasjes nga ana e autorit karshi bashkëshortes së tij dhe për pasoj edhe karshi fëmijëve të tij. Në pikpamje të përcaktimit të veprës duhet të kemi në konsideratë një fakt shkaktimi vrasjes është ndaj bashkëshortores ndërsa vdekja e tre fëmijëve është në varësi të vendimit ​që do të përcaktohet nga vrasje që i ka bërë nëna 3 fëmijëve dhe pastaj ka vrarë veten apo në një formë tjetër e kryerjes së dinamikës së hetimit’ u shpreh Eugen Beçi, ish-prokuror.

A mund të kryente një mendje normale njerëzore një akt të tillë ndaj 3 fëmijëve të vetë? Në argumentat e mbrojtjes së bashkëshortit të saj Erdgys Arrazi, janë vënë në pah problemet e mundshme të Almës me depresionin. Sipas pretendimeve ajo kurohej me antidepresivë të fortë për probleme me depresionin, dëshmië që janë hedhur poshtë nga të afërmit e Almës së ndjerë. Ndërkohë, mjeku psikiatër është shprehur se para dy viteve ajo është trajtuar për probleme të ankthit, por nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor. Kjo është receta me medikamentet që i është lëshuar Alma Arrazit.

‘Prania e simptomave të ankthit apo humorit të rënë të raportuara nga mjeku psikiatër në Shkodër sigurisht që mun dtë kurohej pa patur nevojë për shtrim në spital pra në kushtet ambulatore’ u shpreh mjeku psikiatër, Neli Demi.

Dinamika e kësaj ngjarje ndryshon nga momenti në moment. Organet kompetente do të rimarrin në pyetje kunatën e Alma Arrazit që ishte dhe personi I fundit që e ka takuar, të paktën sipas pamjeve të siguruar nga kamerat e sigurisë.

‘Për shkak të dyshimeve se kunata dhe e dashura e Ergys Arrazit nuk kanë qenë të sinqerta gjatë dhënies së dëshmisë gjatë veprimeve paraparake grupi hetimit ka vendosur që të ripyes të dyja gratë ditën e martë’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha
Në pyetje do të merret edhe e dashura e Ergys Arrazit. Sipas burimeve kofidenciale për Inside Story vajza 17 vjeçare ka pasur një tronditje të madhe nga kjo ngjarje.

‘Do të merret në pyetje edhe e dashura e Ergys Arrazit sepse hetuesit kërkojnë të sqarojnë disa dilema në lidhje me nëse ka patur ose jo kërcënime dhe nëse bashkëshorti Ergysi i ka rrëfyer asaj mbi marrëdhënien me bashkëshorten me Almën dhe në lidhje me çfarëdolloj veprimi tjetër që ai kishte përllogaritur për të ndërmarrë’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Top Channel