Dita botërore e talasemisë/ Shtohen dhuruesit e gjakut, 150 të prekur marrin gjak çdo 3 javë në Lushnjë

08/05/2024 13:56

Çdo ditë, në qendrën e hemoglobinopative në Lushnjë trajtohen të sëmuret talasemike nga zonat jugore të vendit. Për këta pacientë, problemet me gjetjen e dozave të gjakut janë të harruara. 

Disa gra talasemike të ardhura nga Fieri, sot po marrin gjak të siguruar nga mjekët e spitalit të Lushnjës. Dhuruesit e përhershëm janë shtuar, duke bërë të mundur gjetjen e sasisë ditore të gjakut që duhet çdo 21 ditë.

Ne ditën botërore të talasemisë, mjekja hematologe Arjana Zaka, shprehet se numri i talasemikëve që trajtohen në spitali, e madje sipas saj edhe numri i lindjeve talasemike, është ulur. Parandalimi i rasteve të reja është rezultat i punës sensibilizuese i mjekësisë shqiptare.

Mungesa e gjakut për kategorinë e sëmundjeve talasemikëve mbetet problem botëror. Rreth 150 talasemikëve që marrin gjak çdo 3 javë në Lushnjë u është siguruar doza e nevojshme, si rezultat i dhurimeve vullnetare.

Megjithatë, këto dhurime janë të pamjaftueshme, ndaj edhe këtë ditë mesazhi i mjekeve dhe pacienteve mbetet: Dhuroni gjak sa më shumë.

Top Channel