Theu kodin e veshjes në dasmën e Miley Cyrus, e ftuara misterioze bëhet virale, fansat: Duam të dimë kush është

23/11/2026 12:27

Miley Cyrus dhe Maxx Morando u martuan në një ceremoni intime në Palm Springs, por në vend që të flitej vetëm për çiftin, interneti u “ndez” për një detaj tjetër.

Ndërsa të gjithë të ftuarit kishin respektuar dress code-in All Black (të gjithë në të zeza) në fotot e dasmës dallohet qartë një vajzë e veshur me fustan të verdhë në mes të të ftuarëve, raportojn HeadTopic.

“Duam të dimë kush është vajza që prishi dress code-in në dasmën e Miley Cyrus”, shkruan një fanse, ndërsa një tjetër shton: “Me siguri është plus-one dhe i dashuri harroi t’i thoshte për dress code-in”.

Çifti zgjodhi për dasmë pronën historike Twin Palms në Palm Springs, shtëpia që dikur i përkiste legjendës Frank Sinatra, e ndërtuar në vitin 1947.

Miley eci në altar përballë nënës së saj Tish Cyrus, babait Billy Ray Cyrus, motrës Noah Cyrus, Elizabeth Hurley dhe të tjerëve. Dasmën e oficroi Wayne Coyne, frontmeni i Flaming Lips.

Por në fotot ku Miley ecën në altar, të gjithë janë në të zeza, përveç vajzës me të verdhë që duket si “semafor” në mes të tyre, siç e përshkruajnë komentuesit.

“Nëse do shkoja në një dasmë e veshur si semafor, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë në të zeza, i dashuri im do të…”, shkruan një ndjekëse.

Të tjerë e kritikuan edhe vetë Miley-n: “Vetëm Miley do t’u kërkonte njerëzve të vishen në të zeza në dasmë, kjo nuk është funeral?”

Një grua që pretendon se është motra e të ftuarës me të verdhë, ndërhyri në rrjetet sociale duke thënë se motra e saj nuk kishte asnjë ide se kishte dress code për dasmën.

Sipas saj, kunati i saj është “mik” me Miley-n. Disa në rrjete aludojnë se miku në fjalë mund të jetë producenti muzikor Shawn Everett, por kjo nuk është verifikuar.

“Motra ime duhej ta kishte kontrolluar dy herë ftesën. Gjithsesi, Miley është shumë e ëmbël dhe nuk u mërzit aspak, ndryshe nga interneti”, shtoi ajo.

Dasma ishte e vogël dhe intime, pikërisht ashtu siç çifti e kishte dëshiruar gjithmonë, jo një prodhim i madh hollivudian, por diçka e vogël dhe me kuptim për ta.

 

Top Channel