Transportonte me furgon mallrash 900 kubikë kanabis, arrestohet 24 vjeçari në Shkodër! Në pranga edhe 3 bashkëpunëtorët që monitorinin rrugën

10/05/2024 11:08
Kubikët me kanabis të gjetur në furgon

Katër persona jnë arrestuar nga policia e Shkodrës për tentativën e transportit të kubikëve të kanabisit në rrugën “Han i Hotit”.

Në pranga ka rënë 24 vjeçari N.N i cili drejtonte furgonin e mallrave që transportonte kubikë me kanabis me qëllim kultivimin e tyre.

Gjatë operacionit, u bë i mundur edhe arrestimi i vëllait të ij 26 vjeçarit N.N dhe 2 personave të tjerë, S.L 21 vjeç dhe I.L 30 vjeç, të cilët me një automjet tjetër monitoronin rrugën për të parë nëse kishte efektivë policie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim…

Top Channel