Ambasadori i BE: Reforma në Drejtësi dhe arritjet e SPAK, të pakthyeshme, duhen konsoliduar! Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit

10/05/2024 10:57
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës së Drejtësisë.

Gonzato u shpreh krenar me punën e bërë nga drejtësia e re, duke theksuar se duhen akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve.

“Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër arsyet për të festuar sot së bashku me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Është dashur shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në Drejtësi duhet forcuar, konsoliduar dhe duhet çuar më shumë përpara për të pasur akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve”- tha ambasadori.

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe po ashtu arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme dhe nënvizoi rëndësinë e shprehjes së mbështetjes së qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të Drejtat e Njeriut. Shqipëria ka bërë hapa rë rëndësishëm në këto fusha. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.
Me këtë reformë është bërë shumë por ka ende shumë punë për të bërë” –
u shpreh ndër të tjera Gonzato.

Top Channel