EKSKLUZIVE/ Firmoset marrëveshja mes qeverisë dhe stadiumit ku do zhvillohet takimi i Ramës në Athinë, kryeministri do shoqërohet me makinë të blinduar (FOTO)

10/05/2024 20:22

Është firmosur përfundimishit marëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës në cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Top Channel mundi të sigurojë ekskluzivisht një kopje të kontratës e cila u firmos mes palëve.

Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndrësa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin.

Vlen të përmendet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i zotit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë.

Edhe pse takimi i zotit Rama është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama,por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në athinë.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “Bmw” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Zoti Rama do të mbërrijë në athinë mëngjesin e së djelës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri shqiëtar do të marrë pjesë në asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në partinë socialiste.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama konfirmoi vendin dhe datën e takimit në sallën “Christmas Theatre” të stadiumit Galatsi të Athinës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel