E pranon vetë presidenti Macron: I kam bërë presion Real Madridit për Mbappe-në

10/05/2024 08:25
Macron dhe Mbappe

Nuk është sekret që Emmanuel Macron dhe të gjithë francezët duan ta shohin Kylian Mbappénë në edicionin e ardhshëm të Lojërave Olimpike, që do të mbahen në Francë, këtë verë.

Presidenti i Francës zbuloi se ka lobuar që kjo të ndodhë:

“Unë kam bërë presion maksimal mbi atë që do të jetë klubi i ri i Mbappesë”, tha presidenti francez, duke iu përgjigjur pyetjeve të Paul de Saint Sernin, një komedian francez, të cilat u publikuan në mediat sociale.

Kujtojmë që Reali i Madridit, sipas shtypit francez, ka njoftuar Federatën Franceze të Futbollit se nuk do të lirojë lojtarët e tij për turneun olimpik.

Përveç Mendy, Camavinga dhe Tchouaméni, “Los Blancos” do të kenë edhe shërbimet e sulmuesit aktual të PSG-së nga vera e ardhshme./ Supersport

Top Channel