Arrestohet Emiliano Shullazi
22/04/2011 19:45
Arrestohet Emiliano Shullazi
Policia e Tiranës i ka hedhur prangat një prej emrave më të lakuar Emiliano Shullazi, i cili nuk ka shumë që ka lënë burgun.

Ai u arrestua për pengim të fushatës elektorale, pas një denoncimi të bërë nga deputetët Vasilika Hysi dhe Besnik Bare.

Burime të policisë thanë se Shullazi u prangos pasi gjatë një fushate të kandidatit socialist Erion Koka, ai i ka hequr kandidatit mikrofonin në kohën që ai fliste me banorët e minibashkisë numër 7 në Tiranë.

Kjo ngjarje u denoncua të enjten nga deputetët në komisariatin numër dy, ndërsa pas disa veprimeve hetimore policia është bindur që autor i pengimit të fushatës është Emilioano Shullazi.

Ndërkohë garuesit për zgjedhjet lokale në Tiranë, Erion Kokës, iu vu tritol pak ditë më parë në shtëpinë e tij dhe ai vetë deklaroi në polici se nuk ka ndonjë konflikt.

Emiliano Shullazi u dyshua për mjaft vepra penale, por dënimi për të tek krimet e rënda u dha vetëm për çështje droge, ndërsa dyshimet e tjera as Prokuroria as policia nuk arritën t’i zbardhin.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 128.5 129
GBP 190.5 191.5
CHF 133.3 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4891.22
+27.86
+0.57%
S&P 500 2061.02
+4.87
+0.24%
FTSE 100 6855.02
-40.31
-0.58%
FTSE MIB 22984.23
+83.96
+0.37%
CAC 40 5034.06
+27.71
+0.55%
DAX 11868.33
+24.65
+0.21%
HANG SENG 24486.20
-10.88
-0.04%
Nikkei 225 19285.63
-185.49
-0.95%
S&P/ASX 100 4947.90
+34.30
+0.70%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Një pasdite me Florjan Binaj
Polici i Portokallisë, arkitekti e piktori në kohë të lirë... prej 6 muajsh edhe baba i Krenës

Ndryshimi i orës, ja shqetësimet kryesore
Mesnatën e së shtunës dhe të dielës, akrepat shkojnë 1 orë përpara

Studimi britanik: 1 në 4 studentë “shesin” trupin për të jetuar
Hulumtimi është kryer nga Universiteti i Swansea-s, më i madhi në llojin e tij

Goli që i mungonte repertorit të ‘çmendurive’ të Ibrahimovic
Topi i rivënë në lojë nga portieri i përplaset në kokë suedezit dhe përfundon në rrjetë

Vijëzimi i rrethrrotullimeve, rekord i ri i shqiptarit
Indrit Mema, 22 sekonda për vijëzimin e rrethrrotullimit, me një shpejtësi mbi 20 km/orë

Banda “death metal” që masakron veten në skenë
Grupi “Eat The Turnbuckle” ndalohet në Skoci: Nxit dhunën

Ç’ndodh kur ikin dritat në Holandë?
Aeroporti i Amsterdamit ndalet, ashtu sikurse transporti publik. Shumë njerëz nëpër ashensorë





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.