Të ardhurat e qeverisë u rritën me 105 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila në të kaluarën është shoqëruar thuajse gjithmonë me tronditjen e buxhetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-qershor të ardhurat në buxhet arritën 212 miliardë lekë nga 198 miliardë që ishin një vit më parë.