Partia konservatore franceze UMP dhe aleatët e saj duket se janë renditur të parët në raundin e fundit të zgjedhjeve lokale në Francë. Sipas “exit poll”-eve, UMP-ja e drejtuar nga ish-presidenti Nikola Sarkozi do të sigurojë të paktën 65 këshilla vendore, më shumë nga sa ishte parashikuar.