Yuri Kim: Mos votoni kriminelët. Ambasadorja amerikane: Në lista mos vendosni të korruptuar
29/01/2021 15:13

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare Ambasadorja Amerikane Yuri Kim la të kuptohet se i ka bezdisur liderët politikë duke i kërkuar kandidatë të paster. Por, mesa duket deri ditën e zgjedhjeve, kjo thirrje nuk do të ndalet. Yuri Kim: Ne po bashkëpunojmë edhe me kryetarët e partive, duke i inkurajuar, mbase duke i bezdisur pakëz, për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore për të mos futur në lista kandidatë që ofendojnë votuesit, që nuk respektojnë demokracinë dhe që promovojnë korrupsionin. Kryetarët e partive duhet të heqin çdo lidhje ndërmjet krimit dhe politikës dhe jo t’i vendosin ato në krye. Përgjegjësinë për të mbajtur larg politikës personat me rekorde kriminale, Yuri Kim nuk e ndal vetëm tek partitë politike. Yuri Kim: Zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit është esencial për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë. Votuesit shqipar duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Përgjegjësinë për të mos pranuar para në këmbim të votës dhe mos të japin votën e tyre kriminelëve. Diplomatja amerikane këmbëngul që partiteë politike të bëjnë transparencë për financimin e tyre. Në tryezë për zgjedhje, diplopamti i i BE-së mungoi për shkak të infektimit me covid 19, por një mesazh i fortë u përcoll nga ambasadori i Britanisë së Madhe . Duncan Norman: Vullneti i qytetarit shqiptar ende nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve. Fenomene negative janë hasur sa i përket shpërdorimit të burimeve shtetërore, intimidimit të votuesit dhe blerjen e votës. Ende kemi mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike dhe mungesë të një mekanizimi të efektshëm për të mbikëqyrur si duhet këto subjekte. Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit do të jenë sfiduese, por edhe kritike për nga rëndësia, sa i takon demokracisë në vend dhe integrimit europian. Yuri Kim: Partitë politike duhet të marrin seriozisht transparencën financiare. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të bëjnë transparente financat e tyre dhe të kandidatëve gjithashtu duke bërë publike të gjitha asetet e tyre. Përfaqësuesit e partive kryesore u angazhuan për nisma konkrete sa i takon transparencës. Opozita shkoi edhe më tej kur propozoi ngritjen e një komisioni të përhershëm parlamentar , i cili duhet të kontrolloje burimet financiare të subjekteve politike para dhe pas zgjedhjeve.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48