Një gjykatë e Moskës mbajti sot seancën për të vendosur nëse kreu opozitar rus Alexei Navalny duhet të dënohet me burg, pas protestave masive që shkaktoi arrestimi i tij. 44 vjeçari Navalny, u ndalua më 17 janar, sapo u kthye nga Berlini në Moskë, ku për disa muaj u rekuperua nga një sulm helmimi pë të cilin ai fajëson presidentin rus Vladimir Putin.