Vret dy motrat në sytë e fëmijëve/ Arrestohet 59 vjeçari, krimi pas sherrit me bashkëjetuesen
31/12/2020 15:13

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak orë përpara ndërrimit të viteve. Përparim Ademi, 59 vjeç qëlloi për vdekje mëngjesin e kësaj te enjteje, bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Autori i vrasjes së dyfishtë, menjëherë pas ngjarjes ka lënë armën në banesë dhe është larguar. Vrasja ndodhi pikërisht në katin e tretë të këtij pallati, në zonën e Astirit. Pas kontrolleve të policisë në zonë, Përparim Ademi, dy orë pas ngjarjes, u vu në pranga dhe u dërgua në Drejtorinë e Tiranës, për tu marrë në pyetje nga grupi hetimor. Sipas burimeve të Top Channel, krimi i dyfishtë ndodhi për shkak se njëra nga viktimat, bashkëjetuesja e Ademit, ka refuzuar që të qëndrojë me autorin, çka për pasojë ka prodhuar një konflikt të çastit, që çoj në vrasjen e dy motrave. Ajo çfarë e rëndon me shumë këtë vrasje është fakti, që ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur të viktimave, të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen. Ndërkaq grupi hetimor, ka marrë në pyetje familjarë të autorit, Përparim Ademit, si dhe familjarët e dy viktimave, për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje. Banorët që i kanë njohur viktimat shprehen se autori dhe bashkëjetuesja e tij, jetonin me qira në zonën e Astirit, dhe se nuk kanë pasur probleme më parë. Tashmë materialet pritet që t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe vënien përpara drejtësisë së Ademit.

Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18