Vorë/ Prej një viti në çadër, familja jeton me 4.800 lekë në muaj
08/12/2020 12:24

Kjo është Valentina 40 vjeç, ndërsa burri i saj është 58 vjeç. Për 10 vjet kjo familja ka jetuar me qira.Hekurani këto kohë e ka pas të pamundur të gjej një punë, për pasoja ata prej një viti jetojnë në çadër. Kledijani, Kristani dhe më e vogla e shtëpisë duket se vitin e ri të parë të jetës së saj do ta festoj në këtë çadër që nuk u kursen as shiun dhe as erën. “Më parë punonte burri, tani s’ka ku të punojë. Kemi dhe tre fëmijë”. Gazetarja: Vitin e Ri si do e festoni? “Nuk kam me çfarë ta festoj, po gjeta makarona. Ç’të të dalë. Kam një vit këtu në çadër më keq nuk ka! Si dimri dhe vapa këtu është tmerr”. Me 48 mijë lek të vjetra që merr nga asistenca sociale kjo familje duhet të ushqehet, ngrohet dhe jetojë. Thesi i miellit mbaroi sot, buka e sapodalë nga furra duhet të ndahet në racjone për ditë të tëra. Ndërsa dreka do të jetë kos i holluar me ujë. -Gazetarja: Hekuran çfarë pune ke bërë më parë? “Çfarë të më dilte, por tani jam sëmurë, përdor me pompa astme, plus dhe dora më është sëmurë. Nuk bëj dot punë të rëndë”. -Gazetarja: Ku i gjen drutë? “Dal dhe i mbledh rrugëve nëpër fabrika, ose çfarë të më falin njerëzit. Ndërsa ujin e mbush në Vorë nëpër cesma. Me 48 mijë lekë është shumë e vështirë. Të blej ushqimin e gocës së vogël, të hamë bukë, apo të marrim ndonjë gjë për fëmijët e tjerë”. Në këtë çadër mungojnë drita dhe ujë. Kledjani është në klasë të 5 atij i duhet të ndjekë mësimin online, por që e ka të pamundur. Me dëshirën e tij të mirë ai mundohet të mësojë vete pa udhëzimin e mësuesve.

Top News – ‘Veliaj’ ndez debate brenda grupit të PS. Çuçi i kërkon llogari Gogut për transferimin
29/10 14:26
Top News – Ligje mes flakadanëve. Tensione në seancë, Berisha bllokohet, Rama voton e ikën
29/10 13:49
Top News – AmCham kundër paketës fiskale: Politikat sociale, jo në kurriz të klimës së biznesit
29/10 13:36
Top Channel/ Policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit janë larguar
29/10 13:35
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
29/10 13:12
Top News – Dështon protesta para Kuvendin, pjesëmarrje e ulët, policia heq gardhin metalik
29/10 12:43
Top Channel/ Armët historike në Gjirokastër! Muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën
29/10 12:29
Top Channel/ Festa e shegës në Lezhë! Fruti i njohur përdoret në receta të veçanta
29/10 12:29
Top Channel/ “ E kemi pa avokat, unë do vazhdojë mbrojtjen…” Monika Kryemadhi në SPAK
29/10 12:27
Top Channel/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
29/10 12:26
Top Channel/ Kundërshtohet paketa fiskale! Dhoma Amerikane paralajmëron: Rritja e taksave mund të…
29/10 12:25
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro! Pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 12:24
Top News – Përplasje në PS për Veliajn. Çuçi i kërkon llogari Gogut – Jep dorëheqjen!
29/10 12:17
Top News – Votoi ligjet/ Pas flakadanëve dhe tymueseve, kryeministri Edi Rama largohet nga Kuvendi
29/10 11:49
Top News – Ermal Nufi takon dhe përqafon punonjësin e Gardës mes përplasjeve PS-PD
29/10 11:24
Top News – Transferim pa vendim! Erion Veliaj kërkon ndërhyrjen e Avokatit të Popullit
29/10 11:24
Top News – Kaos në Kuvend/ Mes tymit dhe flakadanëve, socialistët nuk ndalin miratimin e ligjeve
29/10 11:23
Top News – Përplasje fizike në Kuvend/ Seanca shoqërohet me debate të forta, PD bllokon foltoren
29/10 11:14
Top News – Rama e gjen Kuvendin në mes të trazirave, Garda e ndan nga PD
29/10 11:10
Top News – ‘Në izolim për 10 ditë’. Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit
29/10 10:21