Vllaznia nis punën për kupën/ Të gjitha ndeshjet do transmetohen në Digitalb
15/03/2021 19:36

Kjo fundjavë ishte e turbulluar për skuadrën e Vllaznisë. Skuadra shkodrane pas disfatës me Bylisin e humbi kreun e renditjes që e mbajti për shumë e shumë javë duke ia lënë vendin Lacit.Pas kësaj humbjeje Vllaznia shkarkoi Brdaric, por më pas e riktheu në detyrë pas kërkesës së bërë nga futbollistët duke bërë që situata në këtë pikë të normalizohet dhe skuadra të nisë punën e zakonshme. Vllaznia që në Kategorinë Superiore e ka cuar në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore, do të kërkojë që të ndryshojë këtë trend duke nisur nga kjo mesjavë ku do të luajë ndeshjen me Korabin e vlefshme për cerekfinalen e Kupës Së Shqipërisë, një kompeticion që garanton kualifikimin në kompeticionet evropiane. Skuadra shkodrane i ka nisur seancat stërvitore dhe trajneri Brdaric do të ketë të plotë skuadrën e tij teksa në dispozicion të tij janë edhe Marku e Isaevski të riaftësuar plotësisht dhe që ndaj Bylisit qëndruan në pankinë. Sfida cerekfinale mes Vllaznisë e Korabit që do të luhet në Loro Borici, është unike pra skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet për 90 minuta, 120 minuta ose edhe me penallti nëse do të jetë e nevojshme dhe për këtë arsye trajneri gjerman në këtë ndeshje me Korabin pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Një kualifikim në Kupën e Shqipërisë, përvecse do të afronte Vllazninë me objektivin e saj për një fitore të mundshëm të Kupës, do të rriste më shumë moralin e skuadrës për ndeshjen që do të luajë në fundjavë ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës. ndërkaq në mesjavë, përvec Vllaznia-Korabit, do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera cerekfinale të Kupës; Laçi-Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Teuta-Kukësi dhe të gjitha këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36