Vllaznia-Laçi, supersfida e javës/ Superiorja rikthehet me ndeshjet më të rëndësishme
09/04/2021 15:44

Superiorja rikthehet me ndeshje mjaft të rëndësishme në javën e 27-të. Katër përballje do të luhen nesër dhe vetëm një të dielën, ajo mes Partizant dhe Bylisit. Ndeshja më e rëndësishme dhe më e forte, të paktën në letër është padyshim përballja për kreun mes Vllaznisë dhe Laçit. Trajneri i shkodranëve, Tomas Bërdaric është shprehur shumë optimist për këtë takim. “Këtë javë kemi punuar shumë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin. Besoj se nesër do të bëjmë mirë. Për sa i përket dëmtimeve, vetëm Imami ka shfaqur probleme. Kemi bërë 2 seanca stërvitore në “Loro Boriçi” dhe kjo është diçka shumë e mirë. Imeri është gati për nesër dhe do të shikojmë për formacionin. Është një ndeshej shumë e rëndësishme dhe duam të bëjmë maksimumin”, tha Bërdaric. Laçi përballet me një tjetër rival direkt në këtë javë dhe vjen nga një situatë jo e mirë pas dy humbjeve rradhazi me Tiranën dhe Teutën. Ndërkohë, bardheblutë udhëtojnë drejt Korçës sot për ndeshjen e nesërme me vendasit, që për Orges Shehin mbetet një ndeshje gjithmonë speciale për shkak të së shkuarës së tij. Edhe pse një skuadër shumë larg asaj kohëve të arta, Shehi shprehet i kujdesshëm dhe vlerësues ndaj ekipit të drejtuar nga Memelli. “Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë”, deklaroi Orges Shehi. Këto por edhe sfidat e tjera të kësaj jave të kategorisë Superiore do të keni mundësinë si gjithmonë t’i ndiqni drejpëtrdrejti dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34