Visjan Ukcenaj vjen në Grida Duma Podcast me humor, batuta dhe histori që nuk i ka treguar më parë. Ai rrëfen si u njoh me Jonën, flet për familjen dhe momentet më të rëndësishme të jetës së tij. Aktori shpjegon edhe pse iu bashkua protestës së qytetarëve në shesh dhe ka një këshillë të drejtëpërdrejtë për protestusit. Një bisedë plot të qeshura, emocione dhe mesazhe që japin për të menduar. Sot ora 19:00 Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.