Ylli Manjani i vendosi vulën sezonit të parë të Grida Duma Podcast me një bisedë të drejtpërdrejtë, pa kufizime dhe me shumë deklarata që do të hapin debat. Nga reforma në drejtësi, protestat dhe shitja e votës, te raportet me Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, Erion Veliajn dhe Fatos Nanon, Manjani ndan analizat dhe përvojat e tij në një rrëfim që nuk i shmanget asnjë teme.