Arena e përplasjeve nga sheshi u zhvendos në Kuvendin e Shqipërisë, ku demokratët nuk lejuan normalitetin e seancës. Për rreth një orë deputetët u përfshin në sherre fizike dhe dhunë verbale. Jashtë parlamentit përplasja vijoi në distancë. Seanca u mbyll me kartonat e maxhorancës që votonin rendin e ditës, teksa protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit.