Rinia nuk ka moshë do të thotë Pablo Picasso për një nga sfidat më të mëdha të kohës, plakja. Flutura Hasa Harold, njihet si "doktoresha e hormoneve", ajo për të cilën procesi biologjik i plakjes i përket hormoneve atyre që dirigjojnë sistemin imunitar dhe rigjenerimi e qelizave. 13 vite më parë Flutura u largua nga Shqipëria ku punonte si anesteziste për një jetë me më shumë mundësi për veten dhe djalin e saj. Dubai i hapi një kapitull profesional ku dhe njohu bashkëshortin e saj skocez, ish presidentin e një kompanie farmaceutike ndërkombëtare. U martuan në Tiranë dhe ndërtuan një jetë të bazuar mbi të njëjtat parime që promovojnë edhe tek pacientët: aktivitet fizik, ushqyerje të shëndetshme, ekuilibër hormonal dhe kujdes të vazhdueshëm për organizmin.