Deputetja socialiste Sara Mila ka qëndruar për afro 40 minuta përballë hetuesit të BKH-së në SPAK, gjatë një hetimi për krim zgjedhor. Në cilësinë e deklarueses ajo ka dhënë detaje si deputete e zgjedhur me 18 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Pa avokat në krah, deputetja e PS-së, Mila i shmangu përgjigjet. Gjatë fushatës zgjedhore por dhe më pas Mila është akuzuar nga demokratët si deputete e zgjedhur me votat e krimit. Vepra penale për të cilën po kryhen hetimet është ajo e korrupsionit në zgjedhje, dhe që bazohet te një fraksion i ndarë, që hedh dyshime mbi zgjerimin e listës për ndihmë ekonomike nga nëntori 2024 deri në prill 2025. Kjo dosje u çel pasi prokurorja e Elbasanit, Ermira Manelli, gjeti të dhëna dhe shpalli moskompetencën, duke e sjellë çështjen në SPAK. A do të thirret si e pandehur deputetja Sara Mila?