Deputetja socialiste Sara Mila ka qëndruar për afro 40 minuta përballë hetuesit të BKH-së në SPAK, gjatë një hetimi për krim zgjedhor. Në cilësinë e deklarueses ajo ka dhënë detaje si deputete e zgjedhur me 18 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Pa avokat në krah, deputetja e PS-së, Mila i shmangu përgjigjet. Gjatë fushatës zgjedhore por dhe më pas Mila është akuzuar nga demokratët si deputete e zgjedhur me votat e krimit.