Veliaj: Do strehohen një mijë familje, kanë përfituar nga programi i strehimit me kredi të buta
06/01/2021 15:34

Kopshti Zoologjik, shkollat e reja, Kisha e Shën Prokopit dhe lagjet e reja në Kombinat dhe te “5 Maji” janë disa nga projektet që do të marrin jetë në vitin 2021 në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj mbolli pemë në Parkun e Liqenit, së bashku me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko dhe nënkryetaren, Katerina Marku. Veliaj tha se në pesë vjet Parkut të Liqenit i janë shtuar 30 mijë pemë, ndërkohë që në 1 qershor, fëmijët e kryeqytetit do të marrin si dhuratë Kopshtin e ri Zoologjik. Veliaj vlerësoi se ky vit i ri nis me lajme të mira për rreth 1 mijë familje të reja, të cilat do të kenë mundësi të blejnë një banesë falë programit të strehimit me kreditë e buta. Ai siguroi familjet e prekura nga tërmeti se do të vijojnë ta marrin bonusin e qirasë, deri sa të futen në banesën e tyre të re. “Vendimi tjetër lidhet me vazhdimin e bonusit të qirasë për të gjithë ata që e kanë marrë në 2020 – do ta marrin edhe në 2021, derisa të marrin në dorë çelësin dhe hipotekën e apartamentit të ri, qoftë në Kombinat, Kinostudio apo kudo tjetër ku kemi kantiere të hapura”. Kryebashkiaku nënvizoi se 2021 do të jetë jo vetëm viti i vaksinimit dhe i rimëkëmbjes ekonomike, por edhe i hapjes së shkollave të reja. “E kuptoj, do të jetë pak siklet për ata që s’kanë bërë asnjë shkollë në Tiranë – do bëjnë debat në janë bërë 17 apo 18 shkolla, por ne mezi e presim një debat të tillë sepse 17 është më e madhe se 0; edhe 18 është më e madhe se 0. E ardhmja u përket atyre që punojnë sepse lënë një shenjë në qytet. Rëndësi ka që të mbahemi mend si një skuadër që la gjurmë në qytet. Ky është motivi i jetës sonë dhe arsyes pse angazhohemi në politikë, jo si qëllim në vetvete, por si mjet me të cilin vendosim për të gjitha ato punë të mira,për të cilat jemi shumë krenarë”.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00