Veliaj akuza Bashës: Liria ka emër dhe quhet UÇK! Po tradhtia a ka emër?
15/11/2020 12:16

Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çështjen e UÇK-së, të cilit i drejtoi disa pyetje akuzuese për tradhti kombëtare. Duke folur në Asamblenë socialiste të Kavajës, Veliaj nënvizoi se kush është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë se cila është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që nuk e ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është ajo forcë politike që deri dje thoshte e kam bastion Kavajën e nuk bëri asnjë punë. “Liria ka emër! Po tradhtia a ka emër? A ka një emër se kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK? Ka emër kush i sajoi këto shtëpitë e verdha? Ka emër kush i nguli thikë pas shpine vëllait të vet? Ka emër ajo forcë politike, e cila votoi raportin e Dik Martit? Teksa bëjmë këtë betejë, për fitoren tonë më 25 Prill, duhet të flasim edhe me vëllezërit dhe motrat tona demokrate, dhe t’u themi patjetër që liria ka emër, edhe në kohët moderne, po tradhtia a ka emër? Po besëprerja a ka emër? Po thikat pas shpine vëllait tënd, a kanë emër? Unë besoj se kush është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë kush është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që se ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është një forcë politike që, deri dje, thoshte e kam bastion Kavajën, po është tkurrur në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë se nuk ka bërë punë dhe ka tradhtuar çdo kauzë patriotike të Shqipërisë sa herë që ka pasur mundësi. S’jemi ne forca politike që i tha terroriste UÇK-së, por dikush tjetër është dhe ata kanë emër. S’jemi ne ata që përgatitën dosjen për në Hagë, po dikush është, një forcë politike është, dhe ka emër”, deklaroi Veliaj. Ai ftoi demokratët që t’i bashkohen familjes socialiste si forca më patriotike në vend dhe theksoi se qytetarët e Kavajës e kanë të qartë diferencën që ekziston mes PS-së dhe PD-së, e cila po bën një betejë të pandershme, duke fabrikuar lajme të rreme për shtëpi të verdha apo për pandeminë. “Përveçse të jemi bashkë, duhet të ndajmë fare mirë, kush janë patriotët dhe kush janë tradhtarët 76 vite mbas çlirimit. Me sa duket, kemi të njëjtat beteja siç i kishim 76 vite përpara, por nëqoftëse përpara luftoheshin me armë, sot luftohen në Facebook, sot luftohen në media, sot luftohen në televizor, sot luftojnë me këto dosjet që shkojnë në Hagë, sot luftojnë me këto lajmet e rreme për shtëpi të verdha apo për kërdinë që po bëka pandemia, kjo është e pandershme. Qoftë për luftën e UÇK-së apo qoftë në luftën me pandeminë, duhet të kuptojmë kush janë ata që janë në front të parë dhe kush janë ata që tradhtojnë çdo betejë. Kush janë ata që të lënë në baltë në çdo sfidë dhe kush janë ata që pengojnë çdo patriot që të luftojë çdo betejë, kjo është diferenca”, deklaroi Koordinatori politik i PS në Kavajë, Erion Veliaj.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40