Një grua shqiptare 31-vjeçare u arrestua mëngjesin e së premtes, më 13 nëntor 2026, në Igumenicë të Greqisë, pasi u kap duke transportuar 86 kilogramë e 438 gramë kanabis me makinën e saj. Operacioni u krye nga autoritetet greke të Antidrogës gjatë kontrolleve të synuara në zonë. Brenda automjetit u gjetën 80 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 86.438 kg. Sipas mediave greke, Policia ka sekuestruar lëndën narkotike së bashku me makinën në pronësi të drejtueses.