Vaksinimi i mësuesve/ Të Tiranë janë duke funksionuar disa qendra vaksinimi
16/03/2021 15:24

Gazetarja jonë Juli Ristani ndodhej sot në oborrin e gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet, ku ishte mbushur plot me mësues që po prisnin të vaksinoheshin me vaksinën AstraZeneca. Janë mësuesit e 6 shkollave të mesme të Tiranës, rreth 300 punonjës të stafeve pedagogjike, që do të vaksinohen. Në gjithë Tiranën janë 3 qendra vaksinimi për mësuesit, kjo ku ndodhemi ne, gjimnazi “Petro N. Luarasi” dhe shkolla 9-vjeçare “4 Dëshmorët”. Vetëm ditën e sotme, vaksinohen mësuesit e 15 shkollave në Tiranë. “Unë e kalova familjarisht shumë keq Covidin. Vaksina është një garanci, një shpresë, siguri për ne, nxënësit dhe familjet e tyre. Unë sa e kalova dhe nuk do ta bëj, por kam ardhur të interesohem se kur do ta aplikoj. Kam 38 vjet mësuese. Unë këtu, dhe djali që jeton në Itali jemi vaksinuar në familjen tonë. Edhe djali me Astrazeneca u vaksinua. Vaksinat kanë shpëtuar njerëzimin. Sigurisht që jam përgatitur emocionalisht, mezi po e prisja. Me jep siguri edhe për nipërit e mbesat e mia. Kemi një vit me këtë sëmundje dhe ne si kategori e rriskuar po vaksinohemi ndër të parët, e kjo jo pa qëllim”, thonë mësuesit. Pasi plotësojnë formularin me vullnet të plotë, mësuesit kalojnë në këtë hapësirë ku kryhet injeksioni. Sot do të vaksinohen rreth 300 mësues. “Shpresoj që të shënojë fundin e pandemisë procesi i vaksinimit. Ishte një procedurë e thjeshtë, tani do të kalojë tek dhoma tjetër të pres, në rast të ndonjë komplikacioni. Ndjehem i sigurtë për vete dhe për këdo më të cilët kam të bëj. Kam dëgjuar për debatet për këtë vaksinë, por është normale, pasi bën një vaksinë, sepse hyjnë trupa të huaj në organizmin tënd. Bota do të shpëtojë vetëm nga vaksina”, shprehen mësuesit.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27