Transmetimet numerike/ Në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë nis në 31 mars 2020
04/12/2019 18:50

Kalimi në transmetime numerike, do të nisë në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, në 31 mars. Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e datës 25 nëntor , vendosi të marrë këtë vendim me miratimin e 5 anëtarëve Gentian Sala, Sami Nezaj, Agron Gjekmarkaj, Gledis Gjipali dhe Suela Musta. Me këtë njoftim , AMA paralajmëron qytetarët e këtij qarku, për pajisjen që kalojnë sinjalet numerike për një larmi më të madhe programesh. Në këtë mbledhje, AMA u njoh me informacionet mbi ndërprerjen e përdorimit të infrastrukturës së transmetimit numerik të operatorit publik (RTSH), për disa subjekte audiovizive analogë dhe mbi ankesat për mosrespektimin e Numrit Logjik të Programit (NLP) nga operatori kombëtar numerik “Digit-Alb”. Ndërprerja e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës u bë në datën 30 shtator. Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës u realizua digjitalizimi tërësor për 5 qarqet të vendit. Më parë ky proces përfundoi në Fier, Berat dhe Korçë. Digjitalizimi është një nga kërkesat e BE-së për të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, procedurë kjo që duhej të kishte nisur vite më parë, por që për arsye të ndryshme është shtyrë disa herë.

Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48
Top Channel/ Veliaj do të operohet në Fier, Burgjet reagojnë pas letrës së tij ndaj Ballukut
20/11 19:46
Top Channel/ PD voton uljen e taksave, bashkohet me PS për ujin, pelenat e produktet menstruale
20/11 19:44