Zvicra ka fituar Festivalin e Këngës Eurovision 2024 të shtunën në Malmo të Suedisë, duke lënë mbrapa Kroacinë, e cila ishte ndër kandidatet kryesore për ta fituar garën. Festivali i këtij viti, megjithëse u cilësua si festim i diversitetit evropian, ka marrë vëmendje politike, pas thirrjeve për përjashtimin e Izraelit nga gara për shkak të luftës së tij në Rripin e Gazës, e cila u nxit nga një sulm vdekjeprurës më 7 tetor nga Hamasi. Nemo, 24 vjeç, fitoi garën me këngën “The Code”, e cila ka të bëjë me rrugëtimin e vetë Nemos për të zbuluar veten si një person jo-binar, si dikush që nuk e identifikon veten as burrë, as grua.