Zjarri I përhapur në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës ka vijuar ende edhe mëngjesin e kësaj të marte. Që prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura janë rikthyer në terren për të luftuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.