Zjarri në landfillin e Elbasanit është shuar prej tre ditësh, por pasojat e tij kanë lënë pas një emergjencë serioze mjedisore. Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm, ishin këtë të martë në Elbasan, të cilët falënderuan strukturat që u angazhuan në përballimin e situatës. Ministri Vengu u shpreh se është ngritur një grup pune për të rritur kapacitetet në përballimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.