Top Channel/ Gjyqi për shefat e Bankers. Akuzohen për “mashtrim” dhe fshehje të të ardhurave”
05/08/2025 15:36

Në një proces me dyer të mbyllura dhe që nuk u pranua monitorimi i gjyqit prej përfaqësuesve të ambasadës kineze në tiranë, apeli shqyrtoi kërkesat e dhjetë të dyshuarve që konsiderohen të implikuar në skemën Bankers, sipas emrit të kompanisë Bankers Petroleum që dyshohet se kryen evazion fiskal. Hongping Xiao, që nga nëntori 2024 rezulton të jetë numri një i Bankers i kërkoi gjykatës së apelit ndryshimin e masës së arrestit vendosur nga gjykata e Fierit. Burimet e pranishme në gjykatë pohuan se i dyshuari kishte sjellë prova të reja, sikurse edhe ish drejtori Leonidha Çobo i cili insistoi në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Por një hetim i prokurorisë së Fierit ka dyshime se dy funksionarët e së bashku me ta edhe tetë të tjerë me masa më të lehta kryesisht auditues, financiarë dhe pjesë e stafit krijuan skema mashtruese për të shmangur pagimin e detyrimeve në shtet, fshehën të ardhurat, pastruan para dhe shpërdoruan detyrën. Katër të tjerë që vijojnë në kërkim janë ish drejtues të Bankers ndër vite të gjithë shtetas kineze dhe njëri prej tyre kanadez, mbasi siç dyshon prokuroria kanë kryer evazion fiskal duke shmangur detyrimet ndaj shtetit shqiptar, përmes bilanceve vjetore që e shfaqnin aktivitetin e Bankers me humbje. “Por prokuroria thotë që është e pamundur të ishin me humbje për sa kohë vetëm në një vit për 2016 rezulton që kompania u ka paguar si shpërblim drejtuesve shumën e 1 milion eurove”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Po ashtu si arsyetim sillet shitja e kompanisë përmes një transaksioni përmbi 400 milionë dollarë që sipas prokurorisë nëse do të ishte një aktivitet me humbje nuk mund të kishte këtë vlerë. Është e pamundur thotë prokuroria që nga aktiviteti që lidhet me shfrytëzimin e naftës dhe nënprodukteve të saj të raportohet humbje duke sjellë mos fitim nga ana e shtetit shqiptar Gjatë këtij aktiviteti janë dëmtuar dhjetëra banesa në patoz marinë thotë prokuroria. Zyrtarët e Bankers sipas prokurorisë nuk i kanë deklaruar fitimet e konsiderueshme të parave që më pas ka dyshime se janë pastruar.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16