Pas seancës në Gjykatën e Selanikut, pesë të pandehurit u lanë në masën e paraburgimit për sasinë prej 585 kg kokainë, të kapur javën e kaluar. Mes tyre është edhe një 50-vjeçar shqiptar, i cili mësohet se ka pasur rol drejtues në rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës, dhe që sipas tij punon si zjarrfikës në Shqipëri. Të arrestuarit, përveç 50-vjecarit, procedohen penalisht për formimin e dhe anëtarësimi në një organizatë kriminale, trafik droge, okupim bashkërisht dhe individualisht.