Top Channel/ I fshehur në hotel me të dashurën, si u arrestua vëllai i deputetes së PD, trafikonte…
18/02/2026 22:27

Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, është arrestuar në periferi të Romës, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës. 27-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë. Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait. Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin e Anversës, vëllai i deputetes ishte ‘zhdukur’. Në janar ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që, sipas mediave italiane, parashikon deri në 15 vite burg. Arrestimi u bë pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe skuadra e antidrogës në Romë. Sipas mediave italiane, Hoti kishte qëndruar “në hije”, pasi pronari i hotelit ku ai po strehohej nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në system, duke e bërë praktikisht të padukshëm për autoritetet. Pasi iu verifikua identiteti, ai u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës. Merkelian Hoti rezulton të jetë arrestuar në Tiranë më 5 prill 2023, për armëmbajtje pa leje, në një operacion të Komisariatit nr. 2, ku iu gjet një pistoletë. Ai u kap duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës. Por ky nuk është familjari i vetëm i Elda Hotit, i përfshirë në paligjshmëri. Bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja, 45 vjeç, u arrestua me një mbështetës demokrat, 25 vjeç, duke bërë vetëgjyqësi më 10 maj 2025, 1 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Duke lëvizur me dy makina, ndaluan makinën që po lëvizte drejtori i arsimit në Mirditë, Renuar Kola.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12