Top Channel/ Eva dumani rrezikoi burgimin, zbulohet vendimi i xhandarmërisë turke
18/02/2026 19:52

Dalja Eva Dumanit nga kampet e Sirisë i ngjan operacioneve sekrete të CIA-s, gjatë luftës së ftohtë, në nxjerrjen e bashkëpunëtorëve dhe agjentëve, nga brenda Rusisë, në kufirin me Finlandën. Zbulohen detaje të reja nga beteja e fundit 12 vjeçare e Xhetan Ndregjonit për të riatdhesuar mbesën, e çuar në Siri, pa dëshirën e saj, në vitin 2014 prej të jatit Shkëlzen Dumani, mbetur i vrarë atje. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se ka patur dy faza sfiduese, si për dajën e saj përfshi autoritet shqiptare, deri në mbërritjen e saj të shtunën e shkuar në Shqipëri. Faza e parë dalja e Evës nga kampi Al Hol, e më pas udhëtimi nga qyteti Idlip në Sirinë veriore, drejt Turqisë. Faza e dytë hyrja dhe qëndrimi në Turqi, ku janë shfaqur probleme duke i rrezikuar asaj dhe disa personave të tjerë burgun. Në kushtet kur Eva nuk kishte një pasaportë të vlefshme për të udhëtuar, ajo është futur ilegalisht në territorin turk, me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane. Qeveria turke pranon hyrjen nga Siria vetëm të shtetasve turq dhe sirian. Njëzet vjeçares shqiptare i është komunikuar një urdhër arresti provizor për kalim të paligjshëm kufiri nga xhandarmëria turke. Në këtë moment tek shërbimi inteligjent turk MIT, kanë ndërhyrë autoritet e inteligjencës shqiptare. Garancitë përfshi informacionet e dhëna nga SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit, përshpejtuan deportimin e Eva Dumanit nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më kryesorja u mundësua mos dërgimi i saj në qendrat e dëbimit e pritur atje me javë të tëra në përfundimin e procedurave. Ajo u mbajt nën monitorim në distancë, nga inteligjenca turke në shtëpinë e Evren Kaya me orgjinë shqiptare në qytetin Adana. Komunikimet e inteligjencës shqiptare me ato turke fillimisht ndaluan një arrestim të mundshëm të saj dhe më pas përballjen me drejtësinë atje për veprën penale të hyrjes ilegalisht në Tuqi. Top Channel mëson se lëshimi urdhërit të dëbimit drejt Shqipërisë u shoqërua me ndalimin e futjes në Turqi për pesë vite. Disa javë më parë një grua nga Kosova e larguar nga kampi Al Hol, bashkë me 3 fëmijët e saj, kishte mundur të shkonte në një pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë por nuk u lejua të hynte në territorin turk.

Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08