Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Njësisë Administrative Cepo, duke rrezikuar drejtpërdrejt fshatrat Humelicë dhe Picar. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i thatë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke djegur barishte dhe shkurre. Situata është paraqitur veçanërisht problematike në faqet e kodrave dhe në rrethinat mes dy fshatrave, ku zjarri po avancon drejt zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse janë në terren, duke punuar për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon.