Ish drejtori i antikorrupsionit, Arlind Gjokuta i cili në vitin 2019 u akuzua se fshehu gjobën 104 milionë euro ndaj Bankers është shpëblyer me një detyrë të re. Gjokuta do të jetë sekretari i ri Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, duke zënë vendin e Oltion Muzakës. Gjokuta më herët ka drejtuar Njësinë Speciale të Anti-korrupsionit dhe Anti-evazion, në Kryeministri.