Top News -Zhdukja e 2 personave në Sarandë, 1 i arrestuar/Parandalohet një ngjarje kriminale në Fier
30/08/2023 14:29

Një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda kriminale u arrit të parandalohej në kohë nga policia e Fierit, ndërsa u bë e mundur zbardhja e një tjetër ngjarje kriminale e ndodhur në muajin prill të këtij viti në Sarandë. Në Fier, u vendos në pranga një 29 vjecar, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar më parë për dhënie ndihme të 4 shtatasve për tu arratisur nga burgu. Albi Mëcini u arrestua në flagrancë me dy canta, në brendëësi të të cilave u gjetën 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Cantat me sasinë e eksplozivit u gjetën në afërsi të automjetit të 29 vjecarit, banues ky i fundit në Kamëz. Ky i fundit në bashkëpunim me dy shokët e tij Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, 25 dhe 27 vjec, kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Manërkolli dhe Cukali janë shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që efektivët sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë që u gjetën brenda një tjetër automjeti, i cili përdorej po nga këta persona. Arrestimi i 29 vjecarit coi në zbardhjen e një ngjarje krimianle, e shënuar në Sarandë më 9 prill të këtij viti. Në policië e këtij qyteti, u raportuan të zhdukur dy persona, Leondard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, të dy të moshave 46 vjec. Nga veprimet hetimore të kryera nga policia e Sarandës dhe ajo e Vlorës, rezultoi se Albi Mëcini është autor i dyshuar i rrëmbimit, vrasjes dhe groposjes së dy 46 vjecarëve. Lidhur me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Sebastian Lataj 25 vjec. Për këto dy shtetas, këtë të mërkurë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00