Presidenti iranian, Hasan Rohani tha se shpreson që administrata e ardhshme amerikane ta ketë mësuar faktin që sanksionet nuk mund ta gjunjëzojnë Teheranin ndaj politikës amerikane. Presidenti amerikan, Donald Trump, aplikoi politikën e presionit maksimak dhe sanksioneve të ashpra kundër republikës islamike, dhe në vitin 2018, e nxorri Amerikën nga marrëveshja bërthamore e arritur mes fuqive boterore dhe Teheranit.