Top News – Zgjedhje që thellojnë përçarjet në BE / Rumunët në votime, balotazhi i presidencialeve
18/05/2025 12:46

Rumunët votojnë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri centrist, dhe ku rezultati mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian. Nacionalisti i së djathtës ekstreme, George Simion, 38 vjeç, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, priu bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke shkaktuar rrëzimin e një qeverie koalicioni pro-perëndimore. Kryetari centrist i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, 55 vjeç, i cili ka premtuar të luftojë korrupsionin, është fuqishëm pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai ka deklaruar se mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e saj përballë kërcënimit në rritje nga Rusia. Presidenti i një shteti anëtar të BE-së dhe NATO-s ka kompetenca të konsiderueshme, përfshirë drejtimin e këshillit të mbrojtjes që vendos për ndihmën ushtarake. Ai gjithashtu mbikëqyr politikën e jashtme dhe ka të drejtën të vërë veton për votime në BE që kërkojnë unanimitet. Rumania është njëra nga pesë shtetet e BE-së që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Kushdo që zgjidhet, do të duhet gjithashtu të propozojë një kryeministër që të negociojë një shumicë parlamentare për të ulur deficitin buxhetor të Rumanisë – më i madhi në BE. Një sondazh i së premtes parashishte se Dan për herë të parë që nga raundi i parë ishte pak përpara Simionit në një garë të ngushtë që do të varet nga pjesëmarrja dhe diaspora e madhe rumune. Analistët politikë kanë thënë se një fitore e Simionit, përkrahës i presidentit amerikan, Donald Trump, do të rrezikonte ta izolojë vendin ndërkombëtarisht, të gërryejë investimet private dhe të destabilizojë krahun lindor të NATO-s.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52