Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, ka njoftuar se do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Zyra e presidentit njoftuan se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.