Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozo është shumë kritik ndaj punës së SPAK. Sipas tij Prokuroria Speciale duhej ta kishte filluar punën me dosjet e mëdha. Brozi thekson se SPAK u krijua pikërisht për të hetuar e vënë para drejtësisë së pari pushtetarë e ish pushtetarë të rangjeve të larta për krimet dhe korrupsionin e tyre, kushdo qofshin ata.