Top News – Zbuten kriteret për kredinë e butë, Qeveria rrit tavanin e të ardhurave dhe ofron garanci
03/08/2026 18:47

Qeveria propozon lehtësimin e kushteve për përfitimin e kredisë së butë, në kuadër të programeve sociale të organeve të qeverisjes vendore. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka propozuar ndryshime në ligjin e vitit 2018 për strehimin social, duke rritur tavanin e të ardhurave vjetore për familjet që mund të përfitojnë nga programi i kredive të buta. Sipas propozimit, tavani i të ardhurave vjetore për familje rriten nga një e gjashta e vlerës së pronës që synohet të blihet me kredi në një të dytën e vlerës së saj. Për të ilustruar më konkretisht, nëse kostoja e një banese që kërkohet të blihet përmes kredisë së butë është 100 mijë euro, niveli i të ardhurave vjetore të familjes aplikuese nuk duhet të tejkalojë 50 mijë eurot në vit. Deri më tani, ky kufi ishte pak më shumë se 16 mijë euro. Propozimi prezanton edhe garancinë sovrane, ku shteti merr përsipër të dalë garant deri në 30 për qind të principalit për të ndihmuar familjet që nuk plotësojnë të gjitha kushtet e kolateralit që të përfitojnë financimin nga bankat. Megjithatë, garancia sovrane nuk përjashton përgjegjësinë e huamarrësve për shlyerjen e plotë të detyrimeve, apo të drejtën e shtetit për të kërkuar rikuperimin e fondeve të paguara përmes garancisë.

Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38