Revista prestigjoze “Science’ rishkruan kronologjinë e pandemisë së koronavirusit. Sipas Neë York Times, “Sience’ ka përcaktuar se rasti i parë i Covidit në Vuhan, ka qenë një shitëse në tregun e kafshëve atje dhe jo një llogaritar që jetonte kilometra larg, sic ka përcaktuar OBSH. Në këtë mënyrë, rindizet debati mbi origjinën e pandemisë, mes daljes së virusit nga laboratori i Vuhanit dhe kalimit të infektimit nga kafsha tek njeriu.