Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12/2025 15:02

Moska ka hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim për Krishtlindje në Ukrainë. "Ne duam paqe, jo një armëpushim për t'i dhënë Ukrainës një pushim për t'u përgatitur për vazhdimin e luftës", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. "Tani pyetja është nëse jemi gati të arrijmë një marrëveshje paqeje apo jo, siç thotë Presidenti Trump", shtoi Peskov. Por nëse ukrainasit, në vend të një marrëveshjeje paqeje, synojnë "vendime të përkohshme dhe jopraktike, atëherë nuk ka gjasa të marrim pjesë në këtë", tha zëdhënësi i Putin. Peskov po ashtu konfirmoi se nuk ka patur asnjë telefonatë mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit që nga ajo e raportuar më 16 tetor. Ai e bëri deklaratën pasi Trump tha një natë më parë se kishte folur së fundmi me udhëheqësin e Kremlinit. Pas bisedimeve në kryeqytetin gjerman Berlin mes të dërguarve të donald trump, presidentit ukrainas dhe liderëve të BE-së dhe NATO-s, u theksua se ishte arritur përparim pavarësisht se mbeteshin ende pika të pazgjidhura. Ukraina ka marrë garanci sigurie nga aleatët, me vendet kryesore të evropës që kanë treguar gatishmëri të dërgojnë trupa në vend pas një marrëveshjeje paqeje. Por perspektiva kundërshtohet nga rusia, me zëvendësministrin e jashtëm rus, Sergei Ryabkov që e ka përsëritur sërish. "Ne nuk do të mbështesim, nuk pranojmë dhe as nuk do të jemi të kënaqur me asnjë prani trupash të NATO-s në tokën ukrainase", tha ai duke theksuar se Moska nuk do të pranojë trupa të NATO-s në tokën ukrainase, edhe nëse ato janë pjesë e një garancie sigurie ose si anëtarë të Koalicionit të të Gatishmëve. Ryabkov më pas përsëriti se Rusia nuk ka ndërmend të bëjë lëshime për Donetskun, Luhanskun, Zaporizhian, Khersonin dhe Krimenë: "Ne absolutisht nuk mund të bëjmë kompromis për to." Sidoqoftë, zëvendësministri shprehu optimizëm, duke deklaruar se palët ishin "në prag" të arritjes së një zgjidhjeje diplomatike.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01