Një 54 vjecar u arrestua në Lazarat, pasi policia gjatë operacionit të koduar Sopoti gjeti dhe sekuestroi armë, municione dhe drogë. Policia u informua përmes të dhënave në rrugë operative ndaj dhe ushtroi kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.