Top News – Zbulimi nga Top Story/ Si të mashtrohesh përmes kredisë
02/12/2020 12:27

Në dokumentarin e radhës Top story transmetoi të martën në mbrëmje një problematikë të madhe për qytetarët shqiptarë lidhur me kreditë dhe zhvatjen përmes tyre. Me prova, dëshmi dhe fakte, Top Story publikoi zinxhirin e një mashtrimi të madh, në të cilin janë përfshirë avokatë, ekonomistë, bankierë dhe përmbarues. Disa biznese para vitit 2008 morën kredi në vlera marramendëse. Këto para dihej që në momentin që u dhanë se nuk do të ktheheshin më. Biznesmenë të caktuar korruptuan anëtarët e bordeve të kredisë, të cilët mbyllën sytë gjatë shqyrtimit të dosjeve duke supozuar se bizneset e tyre kishin likuiditet që të rikthenin borxhin. Kjo ishte një skemë e komplikuar, e ndërtuar me shumë kujdes nga 2009 deri në 2015. Shifrat për të cilat po flasim janë shifra marramendëse. Pra, po flasim për kredi që kapin 30, 40, 50 milionë euro. Këto dolën shumë në pah në momentin që në raportet e Bankës së Shqipërisë mbi mbikëqyrjen e ekzekutimit të kredive u vu re që tashmë norma e riskut që supozohej që duhet të ishte ulur, ishte rritur. Përveç bankave në Shqipëri funksionojnë edhe institucionet financiare të mikro-kredisë. Sot numërohen rreth 32 institucione financiare jo banka të cilat janë të licensuara. Nëse i referohesh raportit vjetor të mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, shihet se gjysma e këtyre kompanive kapitalin e vete e ka me origjinë të huaj. Pra, nuk dihet se kush është financuesi i këtyre parave. Holandë, Ishujt Kajman, Francë, Austri, Arabi Saudite, Maqedoni, Hong Kong, Estoni, SHBA, Angli, Luksenurgu dhe Letonia janë shtete të cilat figurojnë si vend origjine për 16 kompani financiare jo banka.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00