Top News -Zbulim i rëndësishëm për Alzhaimer / Rrëzohet teoria e mëparshme, ja si zhvillohet në tru
30/10/2021 17:22

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve. Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shkolla Mjekësore e Universitetit të Harvardit thanë se ata besojnë se sëmundja Alzheimer nuk fillon në një zonë të vetme të trurit duke u përhapur më pas në zona tjera. Sipas gjetjeve të tyre, grupet e proteinave toksike që mendohet se janë përgjegjëse për sëmundjen e Alzheimerit prekin rajone të ndryshme të trurit dhe më pas grumbullohen aty gjatë dekadave. Më herët ishte menduar se sëmundja zhvillohen në një pjesë të trurit dhe më pas përhapet në rajone tjera, ndërsa zbulimi i ri thotë se ajo zhvillohet paralelisht në disa pjesë të trurit. Hulumtimi, i publikuar në revistën Science Advances, është i pari që përdor të dhënat njerëzore për të përcaktuar shpejtësinë e proceseve molekulare që çojnë në sëmundjen e Alzheimer. “Më parë është menduar se Alzheimer zhvillohet në mënyrë të ngjashme si tumoret, pra formohet në një rajon dhe më pas përhapet në pjesë tjera të trurit. Por në vend të kësaj, ne zbuluam se kur fillon Alzheimer, tashmë është prezent në rajone të shumta të trurit dhe përpjekja për të ndaluar përhapjen midis rajoneve do rezultojë me pak sukses", tha studiuesi i Kembrixhit, Georg Meisl në një deklaratë për shtyp. Studimi është kryer duke përdorur 100 incizime të trurit të personave që jetonin me sëmundjen dhe rreth 400 mostra të trurit të personave që kanë vdekur me këtë sëmundje. Më parë ekzistonte teoria se sëmundja përparonte përmes një reaksioni zingjir që prekte pjesë të ndryshme të trurit. Kjo teori mbështetej në hulumtimet e bëra te minjtë dhe që mendohej se njëjtë ndodhte edhe te njerëzit.

Top Channel/ Putin mirëpret ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, diskutohen projektet e ardhshme
28/10 18:47
Top Channel/ Trump drejt mandatit të tretë? A do ta ndryshojë presidenti kushtetutën e SHBA
28/10 15:35
Top Channel/ Grabitja e shekullit në muzeun e Luvrit, ish-agjenti i FBI: Gabimet fatale që…
28/10 15:33
Top Channel/ Raporti britanik: Serbia po punon me Rusinë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor!
28/10 15:15
Top News- Rrëzohet avioni me turistë evropianë / Asnjë i mbijetuar, 8 hungarezë e 2 gjermanë në bord
28/10 14:51
Top News – Edhe 2 ose 3 vite luftë në Ukrainë…Zelenski bën parashikimin, kërkon ndihmë nga Evropa
28/10 14:51
Top News – Japim garanci se nuk do sulmojmë NATO-n! Rusia ‘qetëson’ Perëndimin: Gati të firmosim
28/10 14:50
Top News – Starmer ‘dorëzon’ porosinë e Erdoganit / Atje ku prodhohen Eurofighter-at…
28/10 14:50
Top News – Rusia vret civilët ukrainas me dronë / ‘Krim lufte!’ OKB publikon raportin
28/10 14:49
Top News – Trump performon kërcimin e tij të famshëm / Në bordin e USS George Washington në Japoni
28/10 14:38
Top Channel/ Zelensky: “Lufta edhe 2-3 vjet, na duhet mbështetje europiane”!
28/10 14:19
Top News – Putin kërkon sërish trupa nga Kim Jong un / Pret kryediplomaten e Koresë së Veriut
28/10 13:54
Top News – Lituania mbylli kufirin me Bjellorusinë / Lukashenko akuzon Vilniusin për ‘luftë hibride’
28/10 13:35
Top News – Ukraina nuk jep asnjë pëllëmbë tokë! Zelenski: Jemi gati për bisedime paqeje, por…
28/10 13:34
Top News – 1.2 milionë njerëz në depresion çdo javë / ChatGPT jep shifrat tronditëse, mesazhe për…
28/10 13:06
Top News – Udhëtimet në kaos në SHBA / Nuk ka kontrollorë të trafikut ajror, qeveria e mbyllur
28/10 13:05
Top Channel/ “Shpëtoni kokën, do të jetë një katastrofë”: Afron Melissa, stuhia më e fortë në Tokë!
28/10 12:21
Top News – Ndërtesat shemben, njerëzit në rrugë / Tërmet tjetër i madh në Turqi, magnituda 6.1
28/10 11:36
Top Channel/ Trupat ndërkombëtare në Gaza, Izraeli kundër turqve: “Ata këtu të mos shkelin”!
28/10 11:35
Top Channel/ Biznesmen deri në fund, Trump në Japoni: Firmos ujdi për mineralet e rralla!
28/10 11:34
BILETA Portokalli - Bileta