Top Channel/ Putin mirëpret ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, diskutohen projektet e ardhshme
28/10/2025 18:47

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur kryediplomaten e Koresë së Veriut në Kremlin më 27 tetor, teksa forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, duke depërtuar në një qytet kyç në mes të luftimeve të ashpra. Mediat e Koresë së Veriut thanë se ministrja e Jashtme, Choe Son Hui, diskutoi “shumë projekte të ardhshme për të forcuar dhe zhvilluar vazhdimisht” raportin dypalësh, duke i përcjellë po ashtu Putinit “respektin vëllazëror” të udhëheqësit Kim Jong Un. Detaje të tjera për takimin nuk janë dhënë. Koreja e Veriut është bërë një mbështetëse kyç e luftës gati katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar artileri, raketa dhe trupa në Rusi. Pheniani në këmbim ka pranuar teknologji ushtarake ruse dhe ndihmë ekonomike. Vizita e kryediplomates së Koresë së Veriut vjen teksa Rusia po ka vështirësi që të mbajë nivelin e rekrutimeve përballë humbjeve në rritje dhe stimulimeve financiare të ulëta. Javën e kaluar, Rusia njoftoi se do të synojë të përdorë rezervistët për të mbrojtur infrastrukturën civile, pas rritjes së sulmeve ukrainase me dronë. Një lëvizje e tillë potencialisht do t’i lejonte Moskës që të kishte më shumë trupa për të luftuar në front, ku po përballet me humbje të mëdha në përpjekjen e saj për të marrë sa më shumë territor të Ukrainës. Rusia po ashtu raportet se po synon që të rekrutojë më shumë luftëtarë të huaj për të mbushur radhët. Deri më tani, Koreja e Veriut ka qenë furnizuesja më e madhe me trupa të huaja për Rusinë, duke dërguar, sipas raportimeve, 11.000 ushtarë vitin e kaluar me qëllim që të zmbrapseshin ushtarët ukrainas nga rajoni rus i Kurskut. Mediat në Korenë e Veriut nuk treguan nëse Choe ka diskutuar për dërgimin e më shumë ushtarëve drejt Rusisë. Pavarësisht humbjeve të mëdha në front, forcat e armatosura ruse vazhdojnë të përparojnë ngadalë në lindje të Ukrainës. Rreth 200 trupa ruse kanë hyrë në qytetin kyç logjistik Pokrovsk në rajonin Donjeckut. Në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka grumbulluar forca të mëdha sulmuese afër Pokrovskut. Ai tha se aktualisht ka “aktivitet të konsiderueshëm sulmues” rreth qytetit, përfshirë brenda tij, por nuk dha një vlerësim për situatën. Rusia ka tentuar që të marrë Pokrovskun për më shumë se një vit. Ndërkohë, Zelensky tha se ka zhvilluar një takim me prodhuesit e dronëve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se është gati të nënshkruajë kontrata trevjeçare me kompanitë që prodhojnë armët më efektive. Ukraina i sheh armët me rreze të gjatë si një mjet kyç për t’i dhënë fund luftës më të gjatë në Evropë për dekada. Megjithatë, Ukraina po kërkon raketa më të fuqishme perëndimore, përfshirë Tomahawk të prodhuara në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar këto caqe.

Top News – ‘Jam i fortë dhe me IQ të lartë’. Trump del garant: Ju mbroj unë nga IA
15/09 10:18
Top News – ‘Perversë që shkatërrojnë familjen’. Turqia mbyll organizatat LGBT, dhjetëra të arrestuar
15/09 09:56
Top News – Huthit, zotër në jug të Arabisë Saudite. Sulme ndaj bazave ushtarake dhe tre qyteteve
15/09 09:43
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37