Top News – Zaev-BDI, STOP axhendës etnike/ Ahmeti-i fituam të drejtat, tani prioritet ambienti
06/06/2021 15:57

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të dielën ka shprehur “kënaqësinë që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbylli agjendën etnike dhe tani është përqendruar te qytetari, me agjendën e saj të gjelbër”. Të shtunën BDI-ja, parti kjo që ka trashëguar ish-Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, njoftoi se agjenda e gjelbër do të jetë shtylla kryesore e programit të saj partiak. “Mjaft më me fjalët shqiptarë, maqedonas, serbë, turq, vlleh . Ne kemi qytetarë në vend. Unë dua ta mirëpres atë sepse është një hap përpara, veçanërisht kur vjen nga partia më e madhe në pushtet në bllokun politik shqiptar. Është shumë e rëndësishme kur politikanët dalin në publik dhe japin fjalën e tyre. Kjo do të thotë zotim dhe detyrim për ta zbatuar atë në praktikë. Këtë e mendoj për Lidhjen Social Demokrate (LSDM), por edhe për BDI-në dhe të gjitha partitë e tjera politike”, deklaroi Zaev. Ai theksoi se qytetarët presin nga LSDM-ja dhe BDI-ja, dhe nga të gjitha partitë të tjera tw koalicionit qeveritar, që në të ardhmen të punojnë për forcimin e të drejtave të punëtorëve, për agjendën e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit si dhe zhvillimin e ekonomisë. Me rastin e 19-vjetorit të krijimit të BDI-së, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti tha se agjenda e gjelbër si shtyllë kryesore vjen pas realizimit të axhendës së Marrëveshjes së Ohrit, për të drejtat e shqiptarëve.

Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34